Për herë të parë, Hezbollahu godet me rakete balistike bazën e Mossadit! Mbi 600 të vdekur në 2 ditë

25/09/2024 09:30

600 të vdekur në vetëm dy ditë ka shkaktuar konflikti mes Hezbollahut dhe Libanit; bombardimeve të ashpra te shtetit hebre, grupi militant i mbështetur nga Irani iu përgjigj me një goditje nevralgjike: Ai njoftoi se ka lëshuar një raketë balistike e cila në shënjestër kishte selinë e agjensisë së famshme izraelite të inteligjencës Mossad, teksa luftëtarët e vet po përgatiten për një luftë të mundshme tokësore me forcat izraelite të mbrojtjes, IDF.

Kjo ishte hera e parë që grupi militant pretendon ndërmarrje e një sulmi balistik që prej fillimit të përplasjeve të tij gati një vjeçare me Izraelin pas masakrës që Hamasi kreu në 7 tetor në në Izrael.

“Rezistenca Islamike ka lëshuar një raketë balistike ‘Qader 1’ drejt qendrës së Mossadit në periferi të Tel Avivit”, thuhet në një deklaratë të Hezbollahut. Ushtria izraelite deklaroi se sulmet e saj të martën goditën dhjetëra objektiva të Hezbollahut, mes tyre militantë të përfshirë në lëshimin e raketave në veri të Izraelit. Sipas saj, në një nga bombardimet në periferitë jugore të Bejrutit u vra Ibrahim Muhammad Qubaisi, i identifikuar nga Izraeli si një komandant i lartë ushtarak i Hezbollahut që mbikëqyrte sistemet raketore të grupit.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët njoftoi se nga sulmet izraelite mbetën të vrarë edhe dy punonjës të saj, gjë për të cilën u shpreh “e indinjuar dhe thellësisht e pikëlluar” .

Ndërkohë, sipas zëvendës Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Jon Finer, zyrtarët e administratës së Presidentit Biden janë të angazhuar në bisedime me aleatët për të ndihmuar në shtensionimin ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut. “Po punojmë në kohë reale këtu në Nju Jork dhe nëpër kryeqytetet e botës”, deklaroi Finer. “Nuk mund t’i bëjmë publike të gjitha detajet e këtyre bisedimeve të ndjeshme, por duam që konflikti të mos përshkallëzohet”, shtoi ai, teksa iu shmang pyetjeve nëse përplasjet janë shndërruar tashmë në luftë të hapur me Libanin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA