Në episodin e tretë të “Për’puthen” u prezantuan disa nga konkurrentët e tjerë.
I pari është Aldo, 23 vjeç, i lindur në Athinë. Në prezantimin e tij në studio ai e cilësoi veten si “hajdut zemrash”, ndërsa bëri përshtypje për vetëbesimin e lartë.
Konkurrenti tjetër quhet Gentian, 24 vjeç, nga Tirana. Ai punon si instruktor fitnesi, ndërsa zbuloi se përse po merr pjesë në këtë reality show. “Kam ardhur sepse isha kurioz për të parë nga afër një eksperiencë televizive si kjo. Vajzat më vardisen goxha”, tha ai.
Dy djemtë bënë një sfidë me litar, ku fitues doli Gentiani. Ai realizoi një takim me Keldën, ku kjo e fundit shprehu pëlqimin për të.
Një tjetër vajzë u prezantua sot. Ajo është Eneada, e cila aktualisht është studente, 21 vjeç dhe merr “statusin” e konkurrentes më të vogël në këtë edicion. “Kam ardhur për t’u martuar, nuk dal që këtu pa u martuar. Prindërit nuk ishin darkord, donin që të mbaroja njëherë universitetin”, u shpreh ajo.
Redjoni, 23-vjeç, me origjinë nga Korça, punon si IT. Ai vjen në “Për’puthen të gjej gjysmën e tij, a është ajo Eneada, këtë do ta zbulojmë në episodet në vijim.
Top Channel