Lëviznin të armatosur me kallashnikov, arrestohen dy persona në Elbasan

25/09/2024 09:27

Dy persona të cilët lëviznin të armatosur në Elbasan, janë arrestuar nga policia.

Mjeti me drejtues A. K., 32 vjeç (i dënuar më parë në Gjermani), dhe me pasagjer shtetasin R. S., 30 vjeç (me precedent për plagosje dhe për kundërshtim të punonjësve të Policisë), u ndalua për kontroll në rrugën “Iliaz Kosova”.

Gjatë kontrolleve është gjetur nën sediljen e pasagjerit, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje nga të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA