Krim i rëndë në një familje në Itali! Burri ekzekuton gruan, vajzën dhe plagos dy fëmijët e tjerë, më pas kryen vetëvrasje

25/09/2024 10:40

Një ngjarje makabër është shënuar këtë të mërkurë në Nuoro të Italisë, ku një burrë ekzekutoi gruan, vajzën e tyre, plagosi dy fëmijët e tjerë dhe një fqinj.

Pasi masakroi familjen e tij, burri shkoi në banesën e nënës së tij, ku e qëlloi rëndë në kokë, dhe më pas kreu vetëvrasje. Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë bërë një debat mes burrit dhe bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në via Gonario Pinna.

Të plagosurit u transportua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA