Nga viti 1991 ushtrinë shqiptare e njohim si Forcat e Armatosura Shqiptare.
Si çdo sektor tjetër, edhe mbrojtja pati ndryshime drastike të cilat duket se i dobësuan pozitat e ushtarakëve por edhe të ushtrisë shqiptare në tërësi.
“Kemi një shkatërrim të të gjitha këtyre potencialve që u ndërtuan gjatë një periudhe 50 vjeçare dhe kemi shkatërrimin me burimet njerëzore të cilat ishin kapacitet që vinin që nga lufta antifashiste”, u shpreh Teki Kurti, Arkivi Qendror i FA.
Ndryshimet në ushtri u premtuan se do të bëheshin me karakterin përmirësues për strukturën, por vite më vonë u pa se nuk ndodhi kështu. Në vitin 1993 filloi e ashtuquajtura reformë por pa synime të qarta. Rreth 98% e shtabeve dhe komandave të divizjoneve dhe brigadave u nxorrën jashtë radhëve të ushtrisë.
Ashtu si për të gjithë industritë, edhe ushtria nuk u vlerësua si një kapital apo pasuri e popullit shqiptar. Numri i divizioneve nga 22 shkoi në 9, ndërkohë që 1/3 e oficerëve të ushtrisë u liruan. Kjo përbënte goditje të rëndë në aspektin e burimeve njerëzore.
“Në vitet 90 me ardhjen e demokracisë kemi një element tjetër në ndryshim kemi një përgjysmim të kapacitetve të FA dhe përgjysmimi u bë në rrëmujë e sipër ku edhe dokumentacioni nuk është mbledhur i plotë pa folur për prishjen e reparteve nga vitet 93-94 për të ardhur të viti 97 pastaj që është i njohur si viti i shkatërrimit për FA. Ku ishin mundi, djersa dhe gjaku i popullit dhe u keq menaxhuan në mënyrën më të keqe të mundshme deri në vrasjen e qytetarëve të pafajshëm siç ishte rasti i Gërdecit”, u shpreh Teki Kurti, Arkivi Qendror i FA.
“Nuk ka qenë një histori shumë e dashur me ne në të kaluarën sidomos pas viteve 97 kur ushtria shqiptare u shpërbë por morëm një rrugë disi të vështirë me shumë sakrifica dhe sfida dhe ja dolëm. Por nuk do ja dilnim dot vetë pa bashkëpunimin me aleatët dhe partnerët. Mund të përmend një ndihmë shumë të madhe nga aleatët tanë strategjik SHBA por edhe nga Italia, Gjermania Greqia, Turqia etj”, u shpreh Gjergji Methoxha, Drejtor i Politikave të Mbrojtjes.
Top Channel