Inside Story ka vizituar nga afër një nga investimet e fundit të kryera për ushtrinë shqiptare.
Bëhet fjalë për parkun e mjeteve të blinduara. Këto mjete ishin të pajisura me të gjithë elementët luftarakë modernë. Duhet theksuar se numri i plotë i tyre dhe sistemet nuk mund të bëhen publike pasi përbëjnë sekret shtetëror. Informacione të tilla, janë përherë në interes të shteteve jo miqësore.
“Nga investimi kryesor siç e shihni është edhe këtu në Parkun e mjeteve të blinduara. Këtu do të shohim dy element kryesor është para parku i ndërtuar specifikisht për mjetet e blinduara dhe janë mjete e blinduara që në partneritete me palën e amerikane kemi siguruar mjete e blinduara që do të mundësojnë stërvitjen e bataljoneve të këmbësorisë që është njësia kryesore”, u shpreh Revis Xhepa, Shef i Logjistikës në Forcën Tokësore.
Top Channel