“Hiq kallëzimin, merr lekët”/ Pas denoncimit të Fiks Fare, ndalohet efektivi i policisë në Shijak, akuzohet për shpërdorim detyre

25/09/2024 10:21

Pas denoncimit mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Fiks Fare”, në televizionin Top Channel, është ndalur punonjësi i policisë N/Komisar E.Ç 30, vjeç.

30-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ndalimi u krye pas publikimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare” dhe marrjes së kallëzimit nga oficerët e AMP-së të shtetasit J.L., në lidhje me ngjarjen e datës 22.07.2024, ku në një biznes të fushës së ndërtimit, është aksidentuar punonjësi i këtij subjekti.

Sipas njoftimit, Specialisti  i Krimeve nuk ka marrë masa për këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të tjera hetimore për veprën penale “Shkelje e rregullave të sigurisë në punë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA