Foto sa një mijë fjalë! Meritoni takohet me djalin e tij dhe ndan pamjet e ëmbla

25/09/2024 09:26

Meriton Mjekiqi ka ndarë në rrjetet sociale një foto plot dashuri, teksa shfaqet duke mbajtur në krahë djalin e tij.

Meritoni është takuar me Loarin e vogël dhe këtë moment ka zgjedhur që ta ndajë edhe me ndjekësit e tij të Instagramit.

Gjatë kohës kur Meritoni ishte banori i Big Brother Vip ka rrëfyer mes lotësh historinë e të birit, kur zbuloi se ishte diagnostikuar me autizëm, dhe se arsyeja se përse ai donte ta fitonte garën, ishte për të birin.

Loar jeton me nënën e tij, me të cilën Meritoni është ndarë prej disa kohësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA