Arresti kardiak apo vdekjet e papritura janë të shpeshta.
Përllogaritet se 1 në 1000 persona humb jetën prej tyre.
Por mjekët theksojnë se prania e një defibrilatori afër qytetarit kur ndodh një arrest shpëton jetën e tij nëse goditet apo masazhohet në 5 minutat e para me këtë pajisje.
“Duke qenë kaq i shpeshtë mjeket këshillojnë që çdo ambient ku ka grumbullime njerëzish të pajiset me defibrilator siç ndodh në qytetet europiane, por modelin e kemi shumë afër në Vlorë, ka disa pika të pajisur më këtë aparat jetëshpëtues”, tha Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencave.
“Duhet në porte, aeroporte, qendra tregtare”, theksoi ai.
Por a mund të përdoret një defibrilator nga çdo kush dhe si mund të ndihmojmë një person që pëson arrest kardiak ?
“Në çdo pajisje ka një tabelë që të orienton, hiqi rrobat , vendos pajisjen, një zë vokal të tregon nëse ka nevojë për masha apo jo”, tha ai.
Brataj thekson se duhet parë legjislacioni në mënyrë që të institucione që kanë numër të madh punonjësish për veç detyrimit të mjeku të kenë detyrim edhe defibrilatorin.
Top Channel