Arrestohet 24-vjeçari nga Durrësi, grabiti paratë dhe bizhuteritë në banesën e… motrës së tij
25/09/2024 12:28
24-vjeçari me inicialet R.H. është arrestuar në Durrës.
I riu dyshohet se fillimin e këtij muaji ka vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri në banesën e motrës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel