Një 26-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga makina teksa po udhëtonte me biçikletë në Orikum.

Aksidenti i rëndë ndodh rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, ku K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lexus”, ka aksidentuar shtetasin D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA