Irani fal fituesin e çmimit Grammy, kënga e të cilit u bë himn i protestave të vitit 2022, që nisën nga vrasja e 22-vjeçares, Mahsa Amini.
Këngëtari iranian Shervin Hajipour, i cili u dënua me burg thuhet se është falur, pas dy vjetorit të vdekjes së Aminit.
Shervin Hajipour, iu dha Grammy në vitin 2023 nga Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden. Dy muaj më parë, Hajipour njoftoi se ishte urdhëruar të shkonte në burg për të vuajtur një dënim prej tre vjetësh e tetë muajsh. Në vitin 2023 u lirua me kusht, por ishte në pritje të vendimit të gjykatës.
Dy vjet pas vdekjes së Amini, dy filma iranianë që guxojnë të sfidojnë censurën shtetërore dhe të ekspozojnë krimet e Shtetit Islamik kanë filluar të shfaqen në kinema evropiane.
Top Channel