25/11 09:40
Synimi i kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu është të largojë Hezbollahun nga lufta me Hamasin.
Në një intervistë për CNN, një zyrtar i lart izraelit (emri i të cilit nuk është bërë publik) tha se kabineti ka rënë dakord të vazhdojë të rrisë nivelin e operacioneve ushtarake çdo ditë. “Izraeli është i vetëdijshëm për rreziqet”, tha zyrtari.
Herzi Halevi, Shefi i Shtabit të Izraelit, tha të hënën se ushtria “po përgatitej për fazat e ardhshme”.
Prej ditësh forcat ajrore izraelite kanë goditur dhjetëra objektiva të Hezbollahut në zona të shumta në Libanin jugor, duke përfshirë sulme ndaj militantëve.
Top Channel