Shiste doza kanabisi në kryeqytet, arrestohet një i ri dhe procedohen dy të tjerë

24/09/2024 11:08

Një 26-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Tiranë, pasi dyshohet se shiste doza kanabisi.

Po ashtu janë proceduar penalisht dy persona të tjerë, të moshave 20 dhe 24-vjeç, pasi dyshohen se kanë blerë doza droge te 26-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik ndaj të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA