Katër avionë rusë pranë Alaskës, ushtria amerikane nis “Engjëjt e Arktikut”

24/09/2024 15:45

Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) njoftoi pikasjen e katër avionëve ushtarakë rusë që fluturonin pranë Alaskës, më pak se dy javë pasi ushtarët e ushtrisë amerikane u vendosën në zonë si pjesë e një “operacioni për mbrojtjen e forcës” mes një rritje të stërvitjeve ushtarake ruse dhe kineze në rajon.

“Avionët qëndruan në hapësirën ajrore ndërkombëtare në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës (ADIZ) dhe nuk e shkelën në hapësirën ajrore sovrane amerikane apo kanadeze”, theksohet në deklaratën e NORAD, që ka interceptuar disa herë këtë muaj avionë ushtarakë rusë në zonë.

Ushtria dërgoi elementë të Divizionit të 11-të Ajror në ishullin Shemya atje si një “show të forcës së gatshme e vdekjeprurëse” në përgjigje të stërvitjeve ushtarake ruse atje.

Divizioni njihet si Engjëjt Arktik dhe ata zakonisht janë të vendosur në bazën e përbashkët Elmendorf-Richardson dhe Fort Wainëright në Alaskë.

Megjithëse vendosja e SHBA-së nuk është një shenjë e një përshkallëzimi të konsiderueshëm të tensioneve, marrëdhëniet me dy kundërshtarët kryesorë ushtarakë të SHBA-së mbeten të tensionuara, veçanërisht teksa konflikti në Ukrainë nuk jep shenja fashitjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA