Në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-up, mjeku Genc Byrazeri dëshmoi sot para anëtarëve në lidhje rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.
Anëtari i Komisionit, socialisti Klevis Xhoxhi iu drejtua atij me një pyetje: Sa është çmim i jetës së njeriut?
“Sky is the limit”, si na kanë mësuar profesorët? “Sky is the limit”… po si mund ta masim? Jeta s’ka çmim? Dhe sikur një jetë e vetme të jetë shpëtuar, të gjitha këto diskutime minimalisht pa moral”, tha ai.
Ai theksoi se “ Nuk do t’i hiqja asnjë presje atij studimi Fizibiliteti. Po do e bëja përsëri, pa mëdyshje. Sepse ishte dhe është i nevojshëm. Do ishte kriminale të mos bëhej. Një ditë e munguar e këtij shërbimi, është katastrofike. Mjekësia nuk është matematikë, investimet duhen bërë, nuk mund të parashikosh në fund rezultatet. Por sikur një jetë të shpëtosh, është shumë e vlefshme dhe tregon se ia vlen. Jeta nuk ka çmim”.
Top Channel