Bombardimet në Liban, Spanja dënon sulmet izraelite: Të de-përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme!

24/09/2024 08:12

Spanja dënon sulmet izraelite në Liban dhe bën thirrje për de-përshkallëzimin në Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë, qeveria spanjolle dënoi bombardimet e fundit të Izraelit në përgjigje të sulmeve të Hezbollahut ndaj Izraelit gjatë fundjavës, duke thënë se “spiralja e dhunës duhet të ndalet”. “Lufta duhet të shmanget me çdo kusht. Të gjitha palët duhet të respektojnë jetën e civilëve dhe parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare humanitare,” thuhet në deklaratë.

Qeveria spanjolle theksoi se tensionet duhet të de-përshkallëzohen dhe Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të zbatohet plotësisht. Rezoluta synon të zgjidhë armiqësitë midis Izraelit dhe Hezbollahut dhe përfshin dispozita për vendosjen e forcave libaneze dhe të OKB-së në Libanin jugor.

“Një armëpushim i menjëhershëm dhe i përhershëm në Gaza është absolutisht i nevojshëm për të ulur tensionin rajonal”, thuhet më tej në deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA