Më shumë se gjysma e ministrave në qeveri janë gra.
Nga 17 poste ministrore 9 prej tyre janë gra Shqipëria renditet në dhjetë vendet e para në botë; ose me 42,8 për qind gra si anëtare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe me një grua deputete të këtij Këshilli, krahasuar me mesataren prej 20,3 për qind në bankat qendrore të vendeve anëtare të BE-së.
Këto janë konsideruar si arritje të përfshirjes së grave ne politike dhe në poste të rëndësishme duke bërë hapa para edhe përsa i përket barazisë gjinore.
“Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në mbrojtjen sociale të përgjegjshme gjinore. Pushimi i lehonisë me pagesë, pushimi i paguar për kujdesin e fëmijëve për të dy prindërit, e drejta për të mbajtur vendin e punës për marrjen e një pushimi prindëror katër mujor të plotë ose të ndarë deri në moshën 6 vjeç, mbështetje për kujdesin e paguar për personat me aftësi të kufizuara, aplikimi i “baby bonus” me një shumë të konsiderueshme që nga viti 2019, trefishim i mbështetjes ekonomike për viktimat/të mbijetuarat e dhunës në familje me urdhër mbrojtje”-u shpreh Koçiu.
Duke raportuar në konferencën ndërkombëtare mbi barazinë gjinore ku merrnin pjesë ministra dhe zyrtare të lartë të Evropës dhe Azisë qendrore, ministrja Koçiu theksoi se Shqipëria po bën hapa përpara në përmirësimin e legjislacionit për të mbrojtur gratë ndaj dhunës dhe po kështu janë krijuar incentive mbështetëse për punësimin e grave te papuna rritjen e aksesit te tyre ne kujdesin shëndetësor. Buxheti për çështje gjinore është rritur nga 90 milion dollarë 410 milion dollarë.
Top Channel