Presidencialet, shpresa e fundit për Trump: Po humba në nëntor, nuk garoj më!

23/09/2024 08:41

Donald Trump deklaroi se nuk do të garojë më për president në vitin 2028, nëse pëson disfatë në presidencialet amerikane të 5 nëntorit.

Ish shefi 78 vjeçar i Shtëpisë së Bardhë ka qenë për tre palë zgjedhje presidenciale radhazi kandidat i republikanëve, dhe e ka tjetërsuar dukshëm partinë në tetë vjetët e fundit.

Në një intervistë për Sinclair Media Group  Trump u pyet nëse parashikon se do të garojë edhe një herë në rast se humb kundër kandidates demokrate, Kamala Harris. “Jo, mendoj se jo. Them se do ta mbyll me kaq. Nuk mendoj se do ta bëj”, ishte përgjigja e tij, edhe pse shtoi se “shpreson që do të jenë të suksesshëm” në nëntor.

Në SHBA, ligji ua ndalon presidentëve që të mbajnë më shumë se dy kandate në krye të shtetit, ndaj edhe nëse Trumpi fiton këtë vit, ai sërish nuk pritet të garojë më në 2028-tën. Në të kaluarën, manjati i pasurivë të patundshme rrallëherë e ka pranuar hapur mundësinë e humbjes në zgjedhje. Gara e tij përballë demokrates Kamala Harris sa vjen e po bëhet më e fortë.

Sondazhet e fundit tregojnë se dy rivalët janë shumë afër njëri-tjetrit në anketime në shtetet kryesore, të cilat me gjasë do të jenë vendimtare në përcaktimin e fituesit. Trumpi e nisi fushatën e parë për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë më 2020, në ditën e njëjtë që ishte inauguruar më 2017, ndërsa fushatën e dytë për t’u rizgjedhur e nisi para dy vjetëve, në nëntor 2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA