Spiropali takohet me kryeministrin maqedonas: Të avancojmë me bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh dhe partneritetin në NATO

23/09/2024 17:43

Në vijim të vizitës në RMV, Kryeparlamentarja Elisa Spiropali u takua me Kryeministrin Hristijan Mickoski.

Spiropali nënvizoi vullnetin e Shqipërisë për avancimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe kontributin e përbashkët në nxitjen e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar. “Shqipëria gëzohet për çdo arritje të RMV drejt anëtarësimit në BE-së dhe si partnere në NATO. Të dy vendet tona do të vijojnë të bashkëpunojmë për thellimin e reformave demokratizuese dhe integruese, përafrimin e legjislacionit dhe të politikave me standardet e BE-së si edhe perspektivën euroatlantike të BP.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë anëtarësimin në BE. Të ruhet përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve dhe gjuha shqipe; Vendet tona gjenden në zemër të Korridorit VIII, një projekt strategjik dhe një mekanizëm bashkëpunimi, integrimi e sigurie në rajon e më gjerë dhe ne duhet të shfrytëzojmë këtë avantazh. ˝, theksoi znj. Spiropali.

Kryeministri Hristijan Mickoski vlerësoi bashkëpunimin dypalësh me Shqipërinë dhe progresin drejt integrimit europian dhe u shpreh se të dy vendet tona e kanë merituar prej kohësh anëtarësimin në BE. Nuk duhet të ngrihen pengesa artificiale në këtë proces sepse arritjet tona drejt standarteve europiane janë të dukshme dhe të prekshme.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA