Shkon në 492 numri i viktimave në Liban, ministri: Nuk donim luftë, Izraeli do të përshkallëzojë situatën dhe të provokojë

23/09/2024 22:50

Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se 492 persona, përfshirë 35 fëmijë dhe 58 gra, janë vrarë në sulmet izraelite që nga mëngjesi i sotëm.

Të paktën 1,645 njerëz janë plagosur, shton ministria në njoftim.

Nga ana tjetër Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se kanë goditur 1300 objektiva të Hezbollahut në Liban gjatë 24 orëve të fundit.

Ata thonë se shkatërruan raketa ose dronë të cilat ishin “të vendosura në zemër të fshatrave, në shtëpitë e civilëve”, duke pretenduar se Hezbollahu planifikonte t’i lëshonte ato drejt Izraelit, “ndërsa në të njëjtën kohë rrezikonte banorët e Libanit”.

Ministri i shëndetësisë i Libanit, Dr Firass Abiad, thotë se dhjetëra mijëra njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në jug të vendit, duke shtuar se “qëllimi kryesor i këtyre sulmeve ishte nxitja e këtij eksodi të civilëve nga zonat e synuara”.

“Është e qartë se qëllimi i qeverisë izraelite është të përshkallëzohet dhe të provokojë. Ne jemi në një fazë të re të luftës” tha ai për BBC.

Ai thotë se shumica dërrmuese e popullsisë nuk dëshiron luftë dhe ai nuk mendon se përshkallëzimi gjatë javës së fundit është për shkak të Libanit. “Është marrë vendimi përtej kufirit që kërkohet përshkallëzimi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA