Rritet sërish numri i viktimave në Liban, shkon në 356! Frikë nga rreziku për përshkallëzim të situatës mes dy vendeve

23/09/2024 20:51

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Liban është rritur sërish, tha ministria e shëndetësisë.

Të paktën 356 persona janë raportuar të vrarë dhe 1,246 të plagosur sot në Liban që kur Izraeli nisi sulmet ajrore brenda vendit këtë mëngjes.

Pjesë të Libanit jugor dhe lindor u goditën fillimisht dhe brenda dy orëve të fundit pati sulme shtesë në periferinë jugore të Bejrutit.

Numri i rritur i vdekjeve u raportua nga ministria e shëndetësisë e Libanit. Nw njoftim thuhej se në mesin e të vrarëve të hënën ishin 42 gra dhe 24 fëmijë.

Ushtria izraelite po përgatitet për fazën tjetër të operacionit të saj në Liban, pasi nisi një valë sulmesh ajrore kundër objektivave të Hezbollahut të hënën në mëngjes, tha shefi ushtarak i shtabit të përgjithshëm Herzi Halevi.

“Në thelb, ne po synojmë infrastrukturën luftarake që Hezbollahu ka ndërtuar për 20 vitet e fundit. Kjo është shumë domethënëse. Ne po godasim objektivat dhe po përgatitemi për fazat e ardhshme”, tha ai në një deklaratë, raportoi Reuters.

Halevi nuk dha detaje të mëtejshme, ndërsa shtoi se do të “zhvillohen së shpejti”. Duke goditur pjesë të Libanit jugor dhe lindor dhe periferitë jugore të Bejrutit, Halevi tha se ushtria izraelite tani po “përgatitet për fazat e ardhshme” të operacionit të saj.

Ka një tension në rritje në terren në Liban dhe një përpjekje kolektive për të parë nëse Izraeli synon një pushtim tokësor të fqinjit të tij, i cili nuk është sinjalizuar deri më tani pasi sulmet ushtarake janë aktualisht nga ajri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA