Publikohet traileri i filmit “Gladiator 2”, ja kush do e zëvendësojë rolin ikonik të Russell Crowe

23/09/2024 16:42

Publikohet traileri i ri i filmit “Gladiatior 2” në Ridley Scott.

Aktori Russell Crowe do të zëvendësohet nga Paul Mesacal dhe Pedro Pascal. I vendosur vite pas Gladiatorit të vitt 2000, nëna e Lefkios e dërgoi atë si fëmijë në rajonin e Afrikës Veriore, Numdidia. Ngjarjen pasuese e kthejnë Leucin në Romë si një gladiator, duke krijuar armiq të rinj dhe duke kërkuar nënën e tij.

Traileri i ri zbulon se Lefkios është djali i Maximus Decimos Meridios, protagonistit të filmit të parë të luajtur nga Russell Crowe. Lucilla i tregon Lefkios të vërtetën për babain e tij ndërsa ai përgatitet për betejë, duke i thënë “ Merr forcën e babait tënd. Emri i tij ishte Maximus. Dhe unë e shoh atë tek ti.”

Aktori i mirënjohur Denzel Washington do të luajë rolin e një tregtari të pasur skllevërish, ndërsa Joseph Quinn dhe Fred Hechinger do të luajnë rolet e perandorëve binjakë të Romës.

Vazhdimi i shumëpritur do të publikohet më 22 nëntor të këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA