Policia gjermane ndjek fëmijën e frikësuar me flamur palestinez në protestën në Berlin (video-foto)

23/09/2024 16:59

Një video qesharake ku policë gjermanë ndjekin një fëmijë të vogël me flamur të Palestinës në Berlin, ka shkaktuar zemërim dhe kritika online, për arbitraritetin e ndalimit të protestave kundër luftës brutale në Lindjen e Mesme.

Policët gjermanë shihen që ndjekin me vrap fëmijën e tmerruar gjatë një proteste pro-Palestinës në Berlin, teksa qytetarë në platforma të ndryshme shprehnin zemërimin e tyre me zyrtarët që merreshin me të miturin.

Në pamjet e postuara dje shihet fëmija rreth 10 vjeç, që vrapon rreth një grupi oficerësh të cilët e ndjekin e e frikësojnë për t’i marrë flamurin palestinez që ai ka në dorë.

Një nga të pranishmit dëgjohet në video që u thotë “T’ju vijë turp”, ndërsa të gjithë protestuesit paqësorë dënonin veprimet.

Përdorues në rrjetet X, Instagram, e Facebook dënonin oficerët që frikësonin fëmijën: “Falë Palestinës po mësojmë se vlerat e lirisë e humanizmit në Perëndim janë të rreme”, shkruante një prej tyre.

Të tjerë i krahasonin veprimet e oficerëve me ato ‘të oficerëve të Gjermanisë naziste’, ose akuzonin autoritetet gjermane për “bashkëpunim në gjenocidin e palestinezëve.”


Disa të tjerë thonin se djali i vogël mund të ketë nxitur ndjekjen duke provokuar oficerët.

“Qeveria gjermane po tregon ngjyrat e saj të vërteta. Falemnderit Palestinë që po na tregon se çfarë është në të vërtetë liria e fjalës dhe demokracia e vendeve perëndimore”, shkruante përdoruesi, sipas rrjetit Aljaseera.

FOTO GALERI
1/3
Një nga të pranishmit dëgjohet në video që u thotë “T’ju vijë turp”, ndërsa të gjithë protestuesit paqësorë dënonin veprimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA