Plagoset me armë zjarri i moshuari në Roskovec, përfundon në spital
23/09/2024 20:56
Një i moshuar është plagosur me armë në Roskovec, pasi ishte duke e pastruar.
Rreth orës 20:20, Sh. S., 70 vjeç, duke pastruar armën e gjahut të cilën e kishte me leje, dyshohet se aksidentalisht është plagosur në këmbë.
Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Top Channel