Ndjek ‘vjehrrin dhe vjehrrën’, por jo Brojën/ Ç’po ndodh mes lojtarit të Kombëtares dhe të dashurës së tij angleze?

23/09/2024 18:23

Teksa Armando Broja po pret për t’u rikthyer në fushë pas dëmtimit të tij dhe për të debutuar me Everton, jeta e tij private vazhdon të jetë një nga më të komentuarat në rrjet.

Prej ditësh flitet se sulmuesi i Kombëtares është ndarë nga modelja angleze, Jade Alyssa Wills, pasi të dy ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, teksa kjo e fundit ka fshirë dhe të gjitha fotot që kishte postuar me futbollistin, ose me motrën e tij.

Por nëse ka prova që ata janë ndarë, gjithashtu ka dhe prova të tjera të cilat tregojnë se janë ende bashkë. Edhe pse nuk e ndjek më në Instagram, sulmuesin e Kombëtares, Jade vazhdon të ndjekë babanë dhe mamanë e Brojës.

Gjithashtu, modelja vazhdon të ketë në Instagram, fotot dhe videot që ka postuar gjatë pushimeve në Shqipëri këtë verë.

Tashmë dyshimet në rrjet janë për një ndarje të mundshme, ose një pauzë e momentit mes çiftit.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA