Gjermani, SPD “merr frymë lirisht”: Fiton në zgjedhje lokale, frenon ekstremi i djathtë!

23/09/2024 13:10

Zgjedhjet në landin e Brandenburg i dhanë sociademokratëve në pushtet në Gjermani mundësinë të merrnin frymë pak më lirisht: SPD doli forca kryesore, dhe pavarësisht se rezultati me AfD-në ishte i ngushtë, mjaftoi për të frenuar disi hovin e ekstremit të djathtë në vend.

Shumë politikanë, edhe nga SPD ia faturojnëë fitoren e Partisë Socialdemokrate, kryeministrit popullor të landit, Dietmar Woidke, i cili arriti të siguronte pikë mjaftueshëm që SPD-në që prej muajsh ka vazhduar të shënojë rënie të vazhdueshme në nivel federal.

Krijimi i koalicioneve megjithatë, mbetet i vështirë. Sipas rezultateve të fundit, SPD dhe CDU së bashku do të kishin bashkë 44 vende por i mungon një vend për të arritur shumicën e 45 vendeve në parlamentin e landit. Të Gjelbrit sakaq nuk arritën të bëhen pjesë e parlamentit të ri.  Woidke e bëri të qartë pas fitores, se qëllimi i tij është të ndalojë ekstremistët.

“Ishte e vështirë të frenoheshin ata në rrugën drejt pushtetit, megjithatë ia vlejti”, u shpreh ai. Edhe pse nuk doli forca kryesore, Alternativa për Gjermaninë ka arritur sidoqoftë të forcojë trendin e rritjes së elektoratit. Nëse para pesë vjetësh kjo parti arriti 23% të votave, në zgjedhjet e së dielës AfD siguroi rezultatin 29,2%.

“E ardhmja është blu, në lindje dhe kudo”, tha kandidati kryesor i AfD për këtë land,  Hans-Christoph Berndt, duke shtuar se “Fronti kombëtar qëndron.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA