Finlanda propozon heqjen e ‘vetos’ së anëtarëve të Këshillit të Sigurimit: Dështuam në ruajtën e paqes (fotot)

23/09/2024 18:23

Presidenti Alexander Stubb propozon gjithashtu zgjerimin e Këshillit të Sigurimit me 5 anëtarë, duke shtuar një nga Amerika latine dhe dy secili nga Afrika e Azia.

Presidenti i Finlandës ka thënë sot se Këshilli i Sigurimit ‘ka dështuar në detyrën e tij kryesore për ruajtjen e paqes’ prandaj nevojiten ndryshime, duke bërë mes të tjerave propozimin e heqjes së të drejtës së vetos për anëtarët e perhershem te Këshillit të Sigurimit te OKB.

Duke folur në një samit të OKB, Stubb tha se OKB nuk po arrin objektivat e saj në krizat globale teksa jemi duke dëshmuar njëkohësisht katër luftëra të mëdha, në Ukrainë, Palestinë, Sudan, e Siri.

Duke theksuar nevojën e bashkëpunimit në këto probleme, ai theksoi se Këshilli i Sigurimit ka dështuar në detyrën e tij kryesore.

“Detyra kryesore e Këshilli të Sigurimit të OKB është të ruajë paqen dhe nëse jemi të sinqertë, kemi dështuar në këtë. Unë besoj se Këshilli i Sigurimit nuk reflekton botnë e sotme,” tha Stubb duke u ankuar për mungesën e përfaqësimit të vendeve e rajoneve, teksa propozoi anëtarët e përhershëm nga Azia, Afrika e Amerika Latine.

Ai shtoi për propozimet:

“Propozoj së pari që Këshilli të zgjerohet me pesë anëtarë, një nga Amerika Latine, dy nga Afrika e dy nga Azia, gjithashtu propozoj që fuqia e veto-s të hiqet për të gjithë anëtarët e përhershëm dhe jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.”

“Së treti kërkoj që nëse një vend anëtar i Këshillit të Sigurimit shkel haptazi ligjet e OKB, të pezullohet e drejta e tij e votës”, tha Stubb sipas rrjetit turk Anadolu.

FOTO GALERI
1/2
Duke theksuar nevojën e bashkëpunimit në këto probleme, ai theksoi se Këshilli i Sigurimit ka dështuar në detyrën e tij kryesore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA