“Bektashinjtë nuk njohin xhihadin”, Zheji në Top Story: S’bëhen kamikazë kur u vjen urdhri nga Irani apo Arabia

23/09/2024 22:02

Studiuesi Erald Kapri dhe analisti Artur Zheji janë përplasur me njëri-tjetërin këtë të hënë, ndërsa janë pjesë e panelit të emisionit të Top Story.

Këtë fillim jave po trajtohet tema e idesë së kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti bektashi në Tiranë.

Erald Kapri: Në urdhrin e tyre përfshirja në politikë është e ndaluar.

Kapri: Ku është urtësia e tyre për të krijuar një shtet, nuk e dimë se çfarë pasojash politike ka. Nuk është aq e lehtë, Jatullahu në Iran pretendon se është udhëheqësi shpirtëror, ego personale e kryeministrit. Për të nuk ka rëndësi se ku e ka teqenë.

Zheji: Ku do shtrihet në ajër?

Kapri: Unë kuptoj tolerancën dhe përfshirjen.

Zheji: Duhet bërë hulumtim pse erdhi kryegjyshata në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA