“Akt mediokër politik”, me bluzën me mesazhin për të atin, Argita akuza ndaj SPAK e dy prokurorëve: Po gënjejnë, dosja për Berishën dhe Malltezin e montuar

23/09/2024 10:38

Vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, duke folur për dosjen e SPAK për çështjen e të atit, dhe të bashkëshortit Arbër Malltezi.

Teksa mbante veshur bluzën me stampën “Lironi Berishën”, zonja Malltezi ka deklaruar se hetimet dhe masat e dhëna për të atin dhe bashkëshortin janë të padrejta dhe pa baza.

Ajo tha se dosja 500 faqe është e montuar dhe se dy prokurorët e çështjes janë duke gënjyer.

“Sali Berisha nuk ka shkelur kurrë ligjin dhe nuk ka pasur kurrë përfitim të paligjshëm, nëse do kishte pasur do ishte në gjyq për këto shkelje dhe jo për tokën e gjyshes së Arbër Malltezit. Në lidhje me pronën, 70 faqe të akuzës janë tymnajë që kërkon të krijojë SPAK që si ka ardhur prona deri te rekuizimi, edhe tani që po tërhiqet është sepse nuk është përtej dyshimit të arsyeshëm, se çka ca bën më tepër.

Thanë që ka ndryshuar destinacionin e tokës Sali Berisha… janë shtyrë më thellë në falsifikimin e dokumenteve. Me insistim duan të fshehin faktin se procesin për privatizimit e kanë nisur ministrat socialistë.

Pse gënjen prokurori dhe prokurorja, Kraja dhe Millonai, në lidhje me këto gjëra, thonë që toka ka qenë s’ka qenë e rekuizuar? Cila është arsyeja? A ka interesa të gënjejë dhe të shkruar 500 faqe për të fshehur të vërtetën? Vetëm në rastin kur dosja është e montuar dhe e tillë është. Ç’e shtyn SPAK të gënjejë? Po gënjen ai që është i kapur.

Pushimet familjare të kaluara jashtë shtetit, të deklaruara të gjitha, pagesa për trajtimin e fëmijëve autik është konsideruar si përfitim i Berishës ndërkohë që asnjë nga fëmijët nuk ka lidhje me familjen tonë. Akt mediokër politik, se akt ligjor nuk është”, deklaroi ajo ndër të tjera.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA