Një i ri, i cili ka rrëfyer historinë e tij të vështirë të jetës, përloti panteistët e studios në emisionin “E Diell” në rubrikën “Pa filtra” në Top Channel.
Arbër, një djalë i ri foli për jetën e tij të vështirë, ku tregoi se pas humbjes së të atit, filloi të konsumonte lëndë narkotike, ku krijoi varësi me vite me radhë.
Ai u shpreh se nga përdorimi i lëndëve narkotike ka qenë në burg, të cilin e quajti me humor si ‘faktultet’.
“Unë kam aq dhimbje në trupin tim, emocionalisht them dhe e shpreh me buzëqeshje. Kam qenë aq llum, por tani po filloj tia dal. Llum është përkëdhelia. Kur ndërroi jetë babai unë iu futa drogës. Kur fillon drogën, futesh në qeli.
Unë kam qenë në qeli, që unë i them fakultet. Kam një vëlla dhe dy motra. Kam pasur babain gjallë dhe nënën. Isha aq i përkëdhelur sa nuk e dija ku ta merrje përkëdhelinë, edhe shoqëria…fillova drogën. Pastaj fillova të mos njoh as të majtë e as të djathtë. Burgut I them fakultet për arsye edukimi. Unë nuk jam mentor, por tregoj përvojën time. Drejt drogës më shtyu euforia e momentit. Kam qenë i varur nga mosha 15 deri në 20 vjeç.”, rrëfeu i riu.
Top Channel