
Fletorja e komunikimit digjital/ Siguria në shkolla, mësuesi dhe psikologu do raportojnë për sjelljen e nxënësve
25/02 20:32
Sasia e prodhuar e fasules në Devoll është ulur me 75% si pasojë e të nxehtit dhe thatësirës.
Fermerët e fshatit Tren që janë marrë tradicionalisht me kultivimin e fasules këtë vit po marrin vetëm çerekun e prodhimit ndërsa tregojnë se kjo ndikon edhe në çmimin e shitjes.
Shkak sipas tyre mbeten ndryshimet klimatike pasi temperaturat janë rritur disa gradë ndërsa resurset ujore janë më të pakta.
Ulja e prodhimit sipas fermerëve ndikon në rritjen e kostos çka reflektohet edhe në çmim
Vitin e kaluar një kg fasule e prodhuar në vend arriti deri në 600 lekë dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë përsëri pasi fermerët thonë se e kanë të pamundur të prodhojnë me kosto më të ulët.
Top Channel