Zhytësit që vëzhgojnë rrënojat e superjahtit 40 milionë dollarësh që u mbyt në Sicili në gusht, duke vrarë tetë njerëz, përfshirë manjatin e teknologjisë britanike Mike Lynch, kanë kërkuar siguri të shtuar për të ruajtur anijen, për shkak të shqetësimeve se disa të dhëna të mbyllura në kasaforta mund të përbëjnë interes për qeveritë e huaja, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën, thanë disa burime për CNN.
Prokurorët italianë që kanë hapur një hetim penal për vrasje dhe përmbytje të anijes nga pakujdesia mendojnë se jahti 56 metra, Bayesian, mund të përmbajë të dhëna shumë të ndjeshme të lidhura me një numër shërbimesh të inteligjencës perëndimore, thanë katër burime të njohura me hetimin dhe operacioni i shpëtimit.
Lynch ishte i lidhur me shërbime të inteligjencës britanike, amerikane dhe të tjera përmes kompanive të tij të ndryshme, duke përfshirë kompaninë e sigurisë kibernetike që ai themeloi, Darktrace.
Kjo kompani iu shit firmës së kapitalit privat me bazë në Çikago, Thoma Bravo në prill. Lynch, kompania e gruas së të cilit Revtom Limited zotëronte anijen, ishte gjithashtu një këshilltar i kryeministrave britanikë David Cameron dhe Theresa May për shkencën, teknologjinë dhe sigurinë kibernetike gjatë mandateve të tyre, sipas të dhënave të qeverisë britanike dhe publike të Darktrace.
Anija e fundosur, në një thellësi prej rreth 50 metrash, mendohet të ketë kasaforta të papërshkueshme nga uji që mbajnë informacione shumë të klasifikuara, duke përfshirë kodet e kalimit dhe të dhëna të tjera të ndjeshme, tha një zyrtar i përfshirë në planet e shpëtimit pwr CNN. Zhytësit specialistë me kamera në distancë kanë kontrolluar jahtin.
Fillimisht, forcat lokale kishin frikë se hajdutët e mundshëm mund të përpiqeshin të arrinin rrënojat për të gjetur bizhuteri të shtrenjta dhe objekte të tjera me vlerë ende në bordin e jahtit, sipas zhytësve me Brigadën e Zjarrfikësve që folën me CNN.
Top Channel