Sulmi me armë në zyrat e kompanisë/ Bashkëshorti i gruas më të pasur të Rusisë akuzohet për vrasje

21/09/2024 15:44

Ish-bashkëshorti i gruas më të pasur të Rusisë është arrestuar dje dhe akuzuar për vrasje pas sulmit shokues me dy të vdekur në zyrat e kompanisë së bashkëshortes në qendër të Moskës.

Vladislav Bakalchuk me disa shoqërues hynë në zyrat e kompanisë së e-commerce (shitjeve në rrjet)  Wildberries – për negocjata që ai pretendonte si ‘paqësore’ por që pas përdorimit të armëve, përfunduan me vrasjen e dy rojeve dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Tatyana Bakalchuk, ish-bashkëshortja e tij dhe pronare e kompanisë milionere, tha se njerëzit e ardhur hapën zjarr, duke shtuar se ‘po tentonin të merrni me forcë’ kompaninë.

Dy roje sigurie humbën jetën fatkeqësisht nga plumbat dhe shtatë njerëz të tjerë u plagosën  në tragjedi.

Vladislav është tashmë në paraburgim i akuzuar për  “vrasje, tentativë vrasjeje, sulm ndaj oficerëve të policisë dhe vetëgjyqësi”, shkruajnë mediat ruse.

Ai tha se nuk ishte ardhur i armatosur në qendrën e biznesit por Wildberries mohonte pretendimet duke thënë se “njerëzit e tij hapën zjarr të parët” dhe se ish-punonjësi nuk kishte të drejtë të hynte  në ndërtesë.

Wildberries tha më herët në një njoftim se njerëz të armatosur që po shoqëronin Vladislav Bakalchuk, bashkëshortin e pronares Tatyana Bakalchuk, hynë ilegalisht në zyrat e kompanisë në qendër të Moskës dhe hapën zjarr.

Video në rrjetet sociale tregonin një përleshje në hyrje të ndërtesës, dhe më pas të shtëna që dëgjoheshin në sfond. Në një moment një burre me pistoletë në dorë shihej në pamje.

Incidenti vjen disa javë pasi Wildberries, kompania më e madhe ruse e shitjeve me pakicë, finalizoi një shkrirje të kompanive, çka është dënuar nga Vladislav, madje dhe nga lideri i rajonit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili ishte zotuar ‘ta ndalonte’.

Kompania është shitësja më e madhe me pakicë në Rusi, me rreth 50,000 njerëz staf dhe deri në 750,000 porosi në ditë, shkruan Daily Mail.

Kompani kishte njoftuar së fundmi shkrirjen me grupin rus të marketingut ‘Russ’, marrëveshje që kishte miratimin e qeverisë se Moskes por që Vladislav quante “gabim i madh”.

FOTO GALERI
1/3
Vladislav Bakalchuk, bashkëshortii i pronares Tatyana Bakalchuk

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA