Shkrumbohet plotësisht banesa në Pukë, shkak një shkëndijë elektrike

21/09/2024 15:50
foto ilustruese

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Mesul të Pukës.

Si pasojë, banesa e shtetasit A. K., është djegur plotësisht.

Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA