Rikonstruksioni i Notre-Dame hap dyert për publikun me promovim të profesioneve (fotot)

21/09/2024 19:19

Teksa katedralja e Notre-Dame në Paris po rikonstruktohet nga një zjarr i papritur që përfshiu çatinë e saj kryesore kater vjet më parë, sot ajo ka hapur dyert për vizitorë për të parë e njohur me punën e rindërtimit të kryer nga kompanitë.

“Meqënëse nuk ka stres dhe jemi në planin e duhur, kemi hapur dyert për vizitorët që mund të jenë kuriozë për punën dhe profesionet e përfshira”, tha drejtori i punimeve Philippe Jost.

“Mund të jetë një mundësi unike dhe njerëzit kanë treguar interes. Është dhe një lloj falënderimi për profesionistët, mjeshtrat e profesioneve të ndryshme. Me çështjet e kohës nuk kemi presion”.

“Kemi marangozë, punonjës çatie, restaurues pikturash, ne e dimë atë që duam të arrijmë. Ka një numër përmirësimesh në punën strukturore. Kompania e projektit Notre-Dame de Paris është duke ndjekur nga afër zbatimin e planit dhe ne presim të arrijmë objektivin e hapjes në dhjetë javë kohë”, shtoi drejtuesi për rrjetin AFP.

Një kamp i vogël ceremonial ishte ngritur para katedrales ku  reklamoheshin profesionet e ndryshme ndertuese si punimi i drurit apo gdhendja e gurit, ndërsa një trupë nxënësesh muzike performonte këngë për të pranishmit./AFP/

FOTO GALERI
1/3
Një kamp i vogël ceremonial ishte ngritur para katedrales ku reklamoheshin profesionet e ndryshme ndertuese si punimi i drurit apo gdhendja e gurit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA