“Parashqevi Simakun e shkatërroi emigrimi”/ Avokat Spartak Ngjela: Rasti i saj, i denjë për filma
25/12 15:33
Kolosi i muzikës folklorike mbarëshqiptare Sali Mani, në 80-vjetorin e lindjes u përkujtua në Malësinë e Madhe.
Një grup shqiptarësh në Amerikë mundësuan një dokumentar dhe ribotimin e librit “Mbrapa lash këngët e mia” për mjeshtrin e çiftelisë.
Miqtë artistë të Sali Manit të ardhur nga gjitha trevat shqiptare e kujtojnë atë si një prej këngëtarëve më të shquar të folklorit shqiptar.
Figura të rëndësishme të politikës përtej kufijve morën pjesë në aktivitetin kushtuar Sali Manit.Nënkryetari i Parlamentit në Malin e Zi Nikollë Camaj tha se në vitet më të vështira mbajti te gjallë frymën kombëtare me këngët e tij.
Çmimi “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe iu akordua Sali Manit pas vdekjes.
Top Channel