Zyrtarët sugjeruan se kafsha ishte kthyer në një kërcënim për një grua të vjetër në shtëpinë e saj në zonën e largët Westfjords.
Dhe pas disa pikasjeve në fshatin e largët islandez policia e qëlloi kafshën e rrallë që kishte shkelur territorin e banuar nga njerëzit.
Policia tha se ishte konsultuar me agjencinë kombëtare të mjedisit që kishin tentuar më parë ta zhvendosnin kafshën, tha kreu vendas i policisë, Helgi Jensson.
“Nuk është diçka që e bëjmë zakonisht,” tha Jensson. “Por në këtë rast … ariu ishte shumë pranë shtëpisë së pushimit ku jetonte një grua”.
Gruaja jetonte e vetme dhe ishte mbyllur brenda e frikësuar, teksa ariu gërmonte mes mbeturinave të saj, tha më tej Jensson. Ajo kishte kontaktuar me të bijën në kryeqytetin Reykjavik, e cila kishte kërkuar ndihmë.
“Gruaja kishte qëndruar aty,” tha Jensson, duke shtuar se rezidentët e tjerë të shtëpive të pushimit ishin larguar.
Arinjtë polarë nuk e kanë habitatin e tyre në Islandë por shfaqen herë pas herë pasi notojnë mbi akuj nga Groenlanda, thotë studiuesja vendase Anna Sveinsdóttir, duke shtuar se disa ajsbergë janë shfaqur në brigjet veriore të vendit javët e fundit.
Sulmet e arinjve polarë ndaj njerëzve janë shumë të rrallë thonë studiuesit por afrimi reduktimi i presë detare ka bërë që shumë arinj të uritur të afrohen nga akulli drejt tokës, duke hyrë në konflikt me njerëzit dhe rritjen e rreziqeve për të dyja palët.
Ariu i vrarë të enjten ishte parë për herë të parë në Islandë në vitin 2016. Kjo është diçka e rrallë teksa vetëm 600 shikime janë arinjsh polarë janë regjistruar në Islandë shekullin e kaluar.
Ata janë një specie e mbrojtur dhe nuk lejohet të vriten as në det, por vetëm nëse përbëjnë rrezik për njerëzit ose kafshët bujqësore.
Mashkulli i ri peshonte rreth 150 deri në 200kg, dhe do të dërgohet për t’u studiuar në institutin e biologjisë.
Sveinsdóttir tha se do të vlerësohet gjendja e tij fizike, e kafkës dhe pelushit, të cilat mund të ruhen në koleksionin e institutit, shkruan rrjeti The Guardian.
Top Channel