Lugina e Drinos, thesar turistik! Potenciali arkeologjik dhe kulturor ka bërë bashkë studiues dhe operatorë të turizmit

21/09/2024 12:40

Studiues, arkeologë, përfaqësues të turizmit dhe zhvillimit lokal kanë ndarë në të parin event rreth potencialit kulturor dhe arkeologjik të Luginës së Drinos ide dhe plane konkrete e gjetjet arkeologjike të deritanishme dhe të studimeve që hedhin dritë mbi historinë e popullimit të luginës që nga antikiteti e deri sot.

“Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka qenë në çdo hap mbështetës për miratimin dhe mbikëqyren e gjithë punës që bëhet në terren dhe gjithashtu kujdesjen për restaurimin dhe mirëmbajtjen e objekteve që gërmohen, hapi i radhës do të jetë miratimi i planit të menaxhimit për Antigonenë që do të përfshijë një muze arkeologjik ku të jetë e mundur të shfaqen të gjitha këto thesare që janë gjetur në atë sit”- u shpreh Sokol Ismaili, Drejtor i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore

Edhe studiuesit italianë që po hulumtojnë në luginë prej gati 20 vjetësh mendojnë se potenciali për të zhvilluar turizmin mbi këto asete është i jashtëzakonshëm.

“Lugina e Drinos përfshin site arkeologjike të rëndësishme siç janë Adrianopoli dhe Antigonea ndër më të veçantat nga pikpamja historike. Ato mbartin edhe potencialin më të lartë turistik.  Gjirokastra tashmë po mirëpret një numër të lartë turistësh  dhe mendoj që do të ishte e rëndësishme edhe nxitja e zhvillimit  të këtyre siteve,  në mënyrë që turistët që vizitojnë Gjirokastrën, të qëndrojnë më shumë se një ditë,  e përveç siteve arkeologjike ata kanë mundësi të eksplorojnë edhe natyrën e bukur të zonës.”- u shpreh Aleksandro Ruxheri, drejtor i Insitutit Italian të Kulturës. 

Që prej fillimit të këtij viti Antigonea dhe Adrianopoli,  janë vizituar nga mbi 3 mijë turistë. Një interes i lartë është treguar edhe për monumente të tjera si kalaja e Paleokastrës, Leklit, Kardhiqit, manastiret e Spilesë, Pelelit, Mingulit, Ravenës, kishat e Labovës, Peshkëpisë, Zervatit, teqeja e Zallit dhe ajo e Melanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA