Gazetarja Anila Basha nderohet me çmimin “Kadare” në zemër të Gjirokastrës: E shoh me shumë përgjegjësi këtë çmim me emër të madh

21/09/2024 11:23

Gazetarja Anila Basha, është nderuar me çmimin “Karade” në zemër të Gjirokastrës.

Për herë të parë jepej ky vlerësim për kontributin përmes punës së saj në gazetari për promovimin e vlerave të Gjirokastrës.
Anila Basha, me një përulësi të thellë, pranoi çmimin “Kadare” mes emocioneve dhe privilegjit, duke theksuar një ndjenjë të madhe përgjegjësie, pavarësisht se nuk është nga Gjirokastra.

Unë thashë se dhe pse s’jam gjirokastrite, e shoh me shumë përgjegjësi këtë çmim me emër të madh. Jetojmë në një shoqëri ku polarizimi i skajshëm nuk na ka lënë të shohim më të mirën te njëri-tjetri, dashurinë, empatinë dhe respektin. Por, veç gjithë të tjerave dhe ky duhet të jetë mision i medias dhe unë do të vazhdoj ta bëj. Faleminderit Gjirokastra”, u shpreh Basha.

Çmimi u dha nga Bashkia Gjirokastër dhe shoqata “Antigonea”.

Me çmimin “Kadare” u nderuan po ashtu pianistja Dhurata Lazo si dhe gazetari Aleksandër Çipa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA