“Bazohem nga pakica intelektuale”, Renee Reffo flet për paragjykimet në rrjete sociale dhe jetën personale: E kam krijuar vetë popullaritetin

21/09/2024 19:08

Renee Reffo, surprizoi nënën e saj, aktoren Julia Iliriani në “S’e luan topi”.

Nënë e bijë tashmë janë zhvendosur në Shqipëri, pas jetesës në Amerikë. Julia mori pjesë në edicionin e tretë të Big Brother Vip, ndërsa Renee, me një popullaritet të lartë në rrejte sociale, do ta shohim çdo të dielë në ekranin e Top Channel, në “E diell”.

“E kam krijuar vetë popullaritetin”, u shpreh ajo, ndërsa foli për projektet e saj, për eksperiencën në Tiranë dhe marrëdhënien me nënën. E pyetur se a do jetë pjesë e Big Brother, ajo thotë se ‘nuk e di’ ende.

Të shijon Shqipëria?

Renee: Jam shumë e kërkuar absolutisht. Nuk kam dashur kurrë të iki nga Shqipëria. Më pëlqen socializimi dhe marrëdhëniet intime.

Si janë reagimet e ndjekësve në rrjete sociale?

Renee: Përgjithësisht janë paragjykuese, bazohem nga pakica intelektuale. Edhe sikur të jesh duke ngrënë një sallatë do të shajnë kot.

I jep mamit mendim për pjesën e dashurisë, apo të jep mami?

Renee: Më jep më shumë mendim, ia tregoj dhe përshkruaj të gjitha.

Mami të jep të drejtë?

Renee: Nuk është dakord me shijet e mija, por kemi filluar t’i rregullojmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA