Javier tha se sulmet e 7 tetorit nga Hamas nuk mund të justifikojnë dënimin kolektiv ndaj popullit palestinez.
Aktori spanjoll fitues i çmimit Oskar, Javier Bardem ka denouncuar sot qeverinë e Izraelit për kryerjen e “krimeve kundër njerëzimit” në Rripin e Gazës, teksa nxiste komunitetin ndërkombëtar të kërkonte përgjegjësi nga autorët e katastrofës ndaj palestinezëve.
Bardem tha për gazetarët në ceremoninë e çmimeve Donostia, pjesë e festivalit të filmit San Sebastian në Spanjë, se udhëheqësit e Izraelit po kryejnë “krime kundër njerëzimit dhe kundër ligjit ndërkombëtar”.
Ai shtoi se dënimi kolektiv që ushtria e Izraelit po jep kundër palestinezëve është i papranueshëm dhe se vrasjet e shkatërrimet e Izraelit në tokat palestineze janë “të tmerrshme dhe dehumanizuese”, shkruan revista amerikane Variety.
Aktori i njohur në Spanjë nxiti vendet, veçanërisht apo që mbështesin pa kushte Izrraelin si SHBA e Britania, të rimendojnë qëndrimin e tyre, si dhe nxiti Gjykatën Ndërkombëtare të kërkojë përgjegjësi nga autorët e masakrave.
Prokurori i Hagës, Karim Khan ka kërkuar në maj mandat arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe minsitrin e mbrojtjes Yoav Gallant si të dyshuar për krime kundër njerëzimit në Gaza.
Teksa po mbushen nga vit nga sulmet brutale, ushtria izraelite ka vrarë të paktën 41,000 palestinezë, shumica gra e fëmijë, dhe ka plagosur rreth 100 000, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.
Fushata izraelite ka detyruar të gjithë popullatën të zhvendoset disa herë në Gaza, duke çuar në shkatërrimin e zonave të banimit dhe një krizë të rëndë humanitare, me mungesa të theksuara ushqimi, uji e mjekimesh, shkruan rrjeti turk Anadolu.
Top Channel