Sulmet izraelite me dhjetëra të vrarë dhe mijëra të plagosur në Bejrut, SHBA: Nuk jemi njoftuar nga Izraeli

20/09/2024 17:35

Shtëpia e Bardhë ka dalë në një deklaratë në lidhje me sulmet izraelite në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, duke thënë se SHBA nuk ishte njoftuar nga Izraeli.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby në një deklaratë për gazetarët tha se  “Unë nuk jam në dijeni të ndonjë njoftimi paraprak për këto sulme”.

Më tej ai shtoi se “Ka kohë dhe hapësirë për një zgjedhje diplomatike për tensionin në rritje mes Izraelit dhe Hezbollahut. Lufta është e pashmangshme dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë çfarë të mundemi për ta parandaluar atë”.

Shtetet e Bashkuara i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë për në Liban, dhe ata që janë atje të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA