Paratë e profesionistëve të lirë/ PD çon në kuvend draftin për shlyerjen e muajve që paguan para shfuqizimit të ligjit

20/09/2024 19:58

Grupi parlamentar opozitar ka dërguar në Kuvend një draft ligjor për t’i kthyer mbrapsht paratë profesionistëve të lirë të cilët kanë paguar këstet e parapagimit të tatim-fitimit.

Pas rrëzimi të taksës 15% mbi profesionet e lira nga Gjykata Kushtetuese, opozita shprehet se një pjesë e tyre duhet të marrin sërish paratë e tyre, ndërsa pjesës tjetër duhet t’i fshihen detyrimet nga sistemit tatimor së bashku me kamatvonesat e akumuluara. Sipas draftit të dorëzuar në Kuvend bëhet fjalë për 6541 tatimpagues të cilët në periudhën janar – qershor 2024 kanë paguar në total vlerën prej 500 milionë lekësh.

Edhe pse në draft shkruhet se qeveria ka shprehur vullnetin për të kthyer mbrapsht paratë, sipas deputetëve të opozitës këto ndryshime ligjore nuk lënë hapësira për interpretime dhe abuzime në të ardhmen.

Në projektligj përcaktohet se të gjithë profesionistët që kanë bërë pagesa në gjashtë muajt e parë të vitit tu kthehen paratë brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit ose paratë t’i transferohen për të shlyer detyrime të tjera tatimore. Gjithashtu ligji përcakton edhe fshirjen e detyrimeve tatimore në sistem për pjesën tjetër që nuk kanë paguar së bashku me kamatvonesat.

Kjo lëvizje vjen pas paqartësisë që ka shkaktuar shfuqizimi i pjesshëm i ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat nga gjykata kushtetuese, e cila nuk pranoi argumentin e qeverisë se profesionet e lira duhet të hynin në regjim tatimor brenda këtij viti.

Në argumentimin e saj Gjykata Kushtetuese e shfuqizon ligjin si të papajtueshëm me Kushtetutën por nuk shprehet për hapat e tjerë teknikë, më konkretisht pagesat e një pjese të profesionistëve të lirë.
Grupi parlamentar opozitar ka dërguar në Kuvend një draft ligjor për t’i kthyer mbrapsht paratë profesionistëve të lirë të cilët kanë paguar këstet e parapagimit të tatim-fitimit

Pas rrëzimi të taksës 15% mbi profesionet e lira nga Gjykata Kushtetuese, opozita shprehet se një pjesë e tyre duhet të marrin sërish paratë e tyre, ndërsa pjesës tjetër duhet t’i fshihen detyrimet nga sistemit tatimor së bashku me kamatvonesat e akumuluara. Sipas draftit të dorëzuar në Kuvend bëhet fjalë për 6541 tatimpagues të cilët në periudhën janar – qershor 2024 kanë paguar në total vlerën prej 500 milionë lekësh.

Edhe pse në draft shkruhet se qeveria ka shprehur vullnetin për të kthyer mbrapsht paratë, sipas deputetëve të opozitës këto ndryshime ligjore nuk lënë hapësira për interpretime dhe abuzime në të ardhmen.

Në projektligj përcaktohet se të gjithë profesionistët që kanë bërë pagesa në gjashtë muajt e parë të vitit tu kthehen paratë brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit ose paratë t’i transferohen për të shlyer detyrime të tjera tatimore. Gjithashtu ligji përcakton edhe fshirjen e detyrimeve tatimore në sistem për pjesën tjetër që nuk kanë paguar së bashku me kamatvonesat.

Kjo lëvizje vjen pas paqartësisë që ka shkaktuar shfuqizimi i pjesshëm i ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat nga gjykata kushtetuese, e cila nuk pranoi argumentin e qeverisë se profesionet e lira duhet të hynin në regjim tatimor brenda këtij viti.

Në argumentimin e saj Gjykata Kushtetuese e shfuqizon ligjin si të papajtueshëm me Kushtetutën por nuk shprehet për hapat e tjerë teknikë, më konkretisht pagesat e një pjese të profesionistëve të lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA