Lideri çeçen thotë se Elon Musk ‘i ka fikur në distancë’ fuoristradën Tesla prej fotove me mitraloz (foto-video)

20/09/2024 15:24

Lideri i Putin në republikën ruse të Çeçenisë ankohej sot se pronari i ‘Tesla’ Elon Musk i ka fikur me telekomandë kamionçinën e tij Cybertruck “prej frikës së mos e dërgonte në frontin e luftës në Ukrainë, pasi kishte montuar një mitraloz të rëndë në karroceri.

Ramzan Kadyrov, 47 vjeç, publikoi video duke drejtuar mjetin Tesla, për të cilin pretendonte se i ishte dhënë dhuratë nga miliarderi, por Musk mohon diçka të tillë.

Pamjet raportohet se ishin filmuar më 17 gusht, ku Kadirov shihet duke komanduar mitralozin e montuar në mjetin e tij.

Tashmë çeçen lideri akuzon Musk se i ka fikur mjetin që kushton 150 000 dollarë, duke shkruar në rrjetin social rus Vkontakte: ‘Elon Musk ka vepruar pisët’.

Ndërsa më tej ai shtonte: “Ai bën dhurata të shtrenjta, por nganjëherë i fik në distancë.”

“Harrove që ma dhe dhuratë Cybertruck, ai është i pajisur me mitraloz dhe unë e dërgova në ‘zonën e operacionit special ushtarak’”, shkruante Kadirov per zonën e luftës, siç quan Rusia fushatën e saj në Ukrainë.

“Makineria po performonte mirë në terren kështu që Musk ma fiku në distancë Cybertruck dhe ai nuk lëviz më. Na u desh ta rimorkionim kamionin prej hekuri. Si e bëre këtë, Elon?”

Retorika e humorit vjen teksa konflikti brutal  në Ukrainë vijon të marrë jetë ushtarësh nga dyja palët, ndërsa sot u raportua për një shpërthim në një shtëpi kujdesi të moshuarish në Sumy në lindje të Ukrainës.

Sumy Oblast që është në kufirin verilindor të Rusisë me Ukrainën, është përballur me disa sulme nga Rusia që prej marrjes së rajonit Kursk në gusht, shkruan rrjeti Daily Mail.

FOTO GALERI
3/5
Ndërsa më tej ai shtonte: “Ai bën dhurata të shtrenjta, por nganjëherë i fik në distancë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA