Vatikani njeh tempullin e shenjtë të Medugorje në Bosnie, por jo raportimet për shfaqje të Virgjëreshës Mari (fotot)

19/09/2024 19:02

Besimtarët kristianë në Bosnie-Herzegovina kanë mirëpritur sot njohjen zyrtare nga Vatikani të tempullit të shenjtë në Medugorje, i cili vizitohet nga më shumë se një milionë njerëz në vit që prej vitit 1981 kur gjashtë njerëz raprotuan se kishin parë aty nënën e Krishtit, Virgjëreshën Mari.

Vatikani tha se njohja e tempullit të shenjtë ‘nuk ka të bëjë me raportimet e shfaqjes së Marisë’ atje.

“Është një vend i urdhëruar nga Zoti”, tha vizitorja Leah Rivas, edhe pse Vatikani nuk komentonte për mesazhet që besimtarët kanë raportuar se kanë marrë nga Virgjëresha gjatë vizitave të dekadave të fundit.

Dokumenti i firmosur nga Papa Françesku citonte se “një histori e gjatë e komplekse rrethon fenomenet shpirtërore në kishën e Medugorjes”, të cilat më pas kanë nxitur “një seri opinionesh divergjente” brenda komunitetit katolik.

Vatikani tha se pranonte “eksperiencën shpirtërore dhe të devotshmërisë” për besimtarët në Medjugorje, fshati me 2,300 banorë që është kthyer në vend pelegrinazhi që kur gjashtë të rinjtë dëshmuan të kishin parë Marinë aty në 1981.

Por konkluzionet e Vatikanit “nuk nënkuptojnë një gjykim moral mbi dëshmitë e shfaqjeve”,  dhe shton se “perfeksioni moral” nuk është i nevojshëm për të pasur një vizion.

Priftërinjtë shtojnë se nuk hedhin dyshime mbi sinqeritetin e besimtarëve që mblidhen në portat e kishës dhe kanë thënë se kanë parë apo kanë marrë mesazhe nga Virgjëresha Mari.

“Fryma e Shenjtë ka vepruar me efektivitet për të mirën e besimtarëve  me fenomenet shpirtërore në Medjugorje,” thuhet më tej në dokument, shkruan rrjeti AFP.

Por Vatikani paralajmëronte se “dëshmitë shpirtërore zotërojnë vlerë të madhe” dhe besimtarët “duhet të bëjnë kujdes nga interpretime apo shpërndarje të gabuara të këtyre mesazheve”.

Historia e Kihsës Katolike është e mbushur me episode të pashpjeguara apo fenomene shfaqjeje në statujat apo objektet e tjera të besimit katolik.

Edhe më herët Vatikani ka refuzuar disa dëshmi “supernatyrale” si ato të statujave të Marisë së qan lot gjaku, apo situata të ngjashme, shkruan AFP.

FOTO GALERI
1/6
Besimtarët kristianë në Bosnie-Herzegovina kanë mirëpritur sot njohjen zyrtare nga Vatikani të tempullit të shenjtë në Medogoje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA