Shpërthimet në Liban, lideri i Hezbollahut: Izraeli i kaloi vijat e kuqe!

19/09/2024 17:27

Libani fajëson Izraelin për vrasjen e 20 personave dhe plagosjen e 450 të tjerëve në Bejrut, Liban.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka deklaruar se ‘sulmet nga Izraeli ishin shpallje e luftës.  Tel Avivi i kaloi vijat e kuqe!’

Nasrallah tha se shpërthimet e pagerit, të cilat plagosën më shumë se 3,000 dhe vranë më shumë se 32 njerëz, i kaluan “të gjitha vijat e kuqe”. Më tej theksoi se forcat izraelite synonin vrasje masive.

“Këto sulme ishin terrorizëm i pastër. Do t’i quajmë ‘Masakra e së martës’ dhe ‘Masakra e së mërkurës’. Këto janë krime lufte ose shpallje lufte”, theksoi Nasrallah.

Ndërkohë, ndërsa lideri i Hezbollahut po i fliste duke fajësuar Izraelin për sulmet e fundit, avionët luftarakë izraelitë shkaktuan kakofoni dhe zhurma. Theksohet se gjatë kohës së lideri i Hezbollahut po mbante fjalimin e tij, në Liban u dëgjuan bombardime izraelite.

Shpërthimet e fundit shtuan tensionin dhe frikën në qytet pasi banorët jetojnë nën kërcënimin e sulmeve të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA