Shpërthimet në Bejrut, Britania thirrje shtetasve të saj: Largohuni nga Libani! Situata mund të përkeqësohet

19/09/2024 20:39

Sekretari i Jashtëm i Britanisë David Lammy i bëri thirrje qytetarëve britanikë të largohen nga Libani.

Në një postim në rrjetin social X, Lammy shprehet i shqetësuar nga tensionet në rritje dhe viktimat civile në Liban në mes të armiqësive të vazhdueshme mes Izraelit dhe Hezbollahut. “Mesazhi im për shtetasit britanikë në Liban është që të largohen. Tensionet janë të larta dhe situata mund të përkeqësohet shumë shpejt”, shkruan ndër të tjera Lammy.

Izraeli ka kryer dje dhe sot sulme ajrore në Libanin jugor, ndërsa udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah u zotua të hakmerret pas sulmeve të kësaj jave që synonin militantët me pager shpërthyes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA