Qarkullonte me pistoletë në një ‘Audi’ të blinduar me targa gjermane, në pranga 30-vjeçari në Tiranë

19/09/2024 09:17

Një 30 vjeçar është vënë në pranga pasi u kap me armë zjarri, duke qarkulluar në një makinë tip ‘Audi’ të blinduar.

Ditën e djeshme shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ditën e djeshme kanë siguruar informacion nga inteligjenca informative se me një automjet tip “Audi” të blinduar, me targa gjermane, qarkullonte një shtetas dyshohet i armatosur, automjeti i 30-vjeçarit K. L.

Bazuar në këto informacione është organizuar puna për kapjen e tij dhe është finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”. Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi 30 vjeçari, banues në Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA