Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të zhvillojë takim me homologun e tij amerikan Joe Biden, si dhe me zv/presidenten Kamala Harris.
Takimi është planifikuar të mbahet më datë 26 shtator, sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë. “Udhëheqësit do të diskutojnë gjendjen e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, duke përfshirë planifikimin strategjik të Ukrainës dhe mbështetjen e SHBA-së në luftën e saj kundër agresionit rus”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Zelensky tha këtë të enjte se ka përgatitur plotësisht “planin e fitores” që ai synon t’ia paraqesë homologut të tij amerikan, Joe Biden.
Përballë një ofensive në shkallë të plotë nga trupat ruse në Ukrainën lindore, Kievi po i kërkon Perëndimit që ta lejojë të godasë objektivat në tokën ruse duke përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi.
Top Channel